E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Goditet rrjeti i prostitucionit

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, qe kontrollonte rrjetin ndërkombëtar te prostitucionit, u godit njëherësh në tri shtete të Bashkimit Europian: Itali, Belgjike dhe Sllovaki. Drejtori për Krimin e Organizuar ne policinë e Shtetit Ardian Çipa, konfirmoi se, operacioni i koduar “Tempesta 2015” vuri në pranga 17 persona për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjithashtu, Çipa, nënvizoi se, operacioni do të vijojë edhe për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë organizatë kriminale. Ndërkohë, Policia e Shtetit u ndihmua për këtë operacion nga partneri i saj italian, Interforza, teksa vajzat, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion në Veri të Italisë, vinin kryesisht nga vendet e Europës Lindore, si; Moldavia, Rumani dhe Ukraina.

Më shumë video

Reklamë