Subscribe

Policia italiane goditi orët e para te mëngjesit te kësaj te mërkure nje rrjet te trafikut te drogës qe vepronte mes Shqipërisë, Italisë e Holandës dhe prangosi 13 persona, mes tyre edhe tre shqiptare. Grupi i mirestrukturuar përbehej nga krerët, ndërmjetësit, korrierët dhe shpërndarësit e drogës. Drejtues te tij janë Eugert Bici, Elis Pisha dhe italiani Simone Canu. Poshtë tyre në skeme renditet nje tjetër shqiptar, Gazmir Almeta. Bici rezulton te jete ndaluar në shkurt të vitit 2014, gjatë një hetimi të prokurorisë së Kaljarit. Po kështu ne te njëjtin vit janë arrestuar edhe korrierët shqiptare Durim Bejko, bashkëshortja e tij Silvana Bejko, si dhe Ronald Stomina e Vladimir Muçi. Ne pranga ka përfunduar edhe Dashimir Hoxha, shpërndarës droge, një emer i njohur per policinë. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-kryebashkiaku i Buddusos ne Sardenja, Giovanni Sata. Gjate operacionit u sekuestruan 18 kg kokaine, 4 kg heroine dhe nje kg marihuane. Ai u zhvillua ne Olbia ne Sardenja dhe disa zona te tjera te Italisë, përfshire kryeqytetin Rome dhe Venecian ku u angazhuan mbi 100 forca. Hetimet per rrjetin kishin nisur qe ne vitin 2013. Pjese e tij ishin 23 persona, 6 prej te cilëve ndodheshin ne burg. Mes te arrestuarve ka edhe shtetas italiane si dhe rumune. Besohet se droga transportohej nga Shqipëria, Spanja e Holanda drejt Italisë dhe shitja e saj ne treg do te kapte vlerën e 2 milionë eurove. Policia sekuestroi edhe disa arme mes te cilave nje pistolete Berete qe rezultonte e vjedhur, 30 mije euro cash dhe disa automjete. Trafikante e shpërndanin drogën ne zonën e Olbias dhe ne Costa Smeralda gjate periudhes se verës. Sipas hetuesve, ata kishin modifikuar automjetet për te fshehur lenden narkotike.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *