Policia Italiane ka finalizuar me 15 arrestime te tjera hetimet dy vjeçare për trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, qe drejtohej nga shqiptare dhe italiane. Në orët e para të mëngjesit të së martës, efektivët e Guardia Di Financa kanë zhvilluar një operacion antidroge në Breshia dhe Napoli, ku krahas arrestimeve janë sekuestruar lëndë narkotike, para dhe mjete transporti. Finalizimi i këtij aksioni e çon në 99 numrin e të ndaluarave dhe në 5 ton sasinë e drogës së sekuestruar e cila ka patur një vlerë më shumë se 1 milionë euro. Nga këto 117 kg kanë qenë kokainë, 4 mijë e 620 kg marjuanë dhe lëndë narkotike të tjera si hashash, heroinë dhe morfinë. Krahas drogës, policia ka sekuestruar ne total nje shume prej 550 mije eurosh dhe 7 automjete. Sipas informacioneve të policisë italianë janë shkatërruar pesë organizata kriminale , mes të cilave dhe një grup mafioz shqiptarësh që kanë patur lidhje me organizatat kriminale, Ndrageta, Kamorra e Sakra Korona Unita. Trafikantët e ndaluar merreshin me trafikun e marjuanes të kultivuar në Shqipëri. Ajo transportohej drejt Italisë me gomone dhe peshkarexha.
Paralelisht me Italinë, hetime janë zhvilluar edhe ne Greqi, Shqipëri, Spanje, Holande, Belgjike e Bullgari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *