Subscribe

Kjo është ajo çka ka mbetur nga Audi i verdhe, qe kërkohej prej disa ditësh nga policia italiane, pasi kishte terrorizuar mijëra banorë të veriut. Automjeti me te cilën dyshohet se udhëtonin tre shqiptare, është gjetur i djegur ne nje fshat ne Trevizo. Ishin banoret e zonës qe te alarmuar nga flaket e zjarrit lajmëruan policinë dhe zjarrfikësit gjate orëve te natës. Makina është braktisur nga tre personat dhe është djegur me pas plotësisht. Karabinierët konstatuan se behet fjale per Audin e vjedhur qe prej 26 dhjetorit te kaluar ne Milano. Por ndërsa per kete nuk ka me dyshime, nga tre personat qe sfiduan policinë nuk ka ende asnjë gjurme. Prokurori i Trevisos, Michele Dalla Costa, shprehu keqardhjen per zhurmën mediatike qe beri kjo ngjarje, ndërsa tashme mundësitë per gjetjen e personave te kërkuar jane ulur. Të hënën nje i ri shqiptar u paraqit ne polici ne Torino per te deklaruar se agjentet po kërkonin personat e gabuar. Sipas tij, asnjë nga tre të rinjtë që dukeshin ne foton e policisë, nuk kishte lodhje me bandën e shpallur ne kërkim. Audi i verdhe ndiqej nga policia, pasi agresoret i kane ikur policisë, shkaktuan një aksident të rendë, rrezikuan jetën e shume shofereve e dyshohet se janë përfshire edhe ne disa grabitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *