E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, Giuseppe Conte në pritje të dekretit

Presidenti Italian pritet te dekretoje kryeministrin e ardhshëm të vendit, ndërsa një ditë më parë Lëvizja “5 Yjet” dhe Lega Nord propozuan emrin e Giuseppe Conte.

 

Dy partitë kanë hedhur kështu një tjetër hap të rëndësishëm drejt zbatimit të marrëveshjes qeverisëse e rikthimit te normalitetit. Giuseppe Conte është një avokat me reputacion, por një emër pothuajse i panjohur në politikën italiane. 54-vjeçari nga rajoni i Puglia-s është diplomuar në universitetin La Sapienza në Romë dhe më tej ka thelluar studimet në Institutin Ndërkombëtar te Kulturës në Vjenë Sorbonne në Francë, Cambridge dhe New York University.

 

Reklamë

Edhe pse konsiderohet se ka një CV shumë të pasur, nuk kanë munguar zërat kritikë të cilët thonë se ai nuk ka ide për politikën.

 

Megjithatë kreu i Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nord e kanë prezantuar me krenari dhe shumë siguri kandidaturën,  duke shpresuar për një balancim të situatës politike në vend. Pas marrjes së firmës nga presidenti Sergio Mattarella, do të nisë puna për miratimin e Kabinetit Qeveritar. Ndërkohë programi politik i përbashkët i ka thënë jo daljes nga euro. Është konfirmuar taksa e sheshtë, të ardhurat e shtetësisë dhe masa shtrënguese shtesë ndaj emigracionit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë