Itali/ Gati mbyllja e shkollave dhe aktiviteteve publike (edhe futbolli) për 1 muaj

Italia po trembet gjithnjë e më shumë nga përhapja e shpejte e koronavirusit.
Në një kohë që të prekurit janë më shumë se 2200, numri I viktimave ështyë rritur ne 79.
Në ditët e fundit ka një mesatare në mbi 20 viktima në ditë dhe kjo e ka bërë edhe me shqetësuese situatën.
Kryeministri Conte tha se situate është serioze ndërsa ekipi I eksperteve po punon tani për një dekret të dytë mbi masa edhe më të forta në kuadër të gjëndjes së emergjencës.
Ekspertet kanë propozuar ndlaimpër të paktën 30 ditë të gjitha aktiviteteve publike ( përfshirë aktivitetet futbollistike).
Po ashtu në listën e masave është shtuar edhe distance që njerezit duhet të kenë nga njeri-tjetri si masë për të mos infektuar të tjerët, dhe distanca sipas planit të masave duhet të jetë 2 metra.
Po kështu në listën e propozimeve që mund të zbatohet është edhe mbyllja e shkollave në të gjithë vendin.
Thuajse të gjitha rajonet e Italisë kanë paciente me koronavirus e po ashtu shumë vende në Europe kanë pasur rastet e para të pacienteve që vinin pikërisht nga Italia.
Lajmi i vetëm i mirë në Itali është fakti që deri tani janë shëruar plotësisht 167 persona të infektuar nga koronavirusi.




