Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 May 2025
Vizion fokus

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të vdekur

“Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin dhe mu...

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi...

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e Vuçiçit, në...

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që...

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë në paqen...

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet e Trumpit...

Nis numërimi i votave nga Greqia, opozita pretendon se...

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Macron: Investoni në Shqipëri! Rama: Jemi...

Sfidat e mandatit të katërt, ekspertët e ekonomisë: Kërkohet...

Itali/ Frikë jo vetëm nga virusi, por edhe nga falimentimet

27 Maj 22:12

Bergamo është prekur nga pandemia si asnjë qytet tjetër. Ndërmarrjet u mbyllën me javë të tëra, por banorët shohin drejt së ardhmes dhe shpresojnë që çdo gjë të marrë për mirë sa më shpejt.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

“Virusi që u përhap nëpër botë, më zuri dhe mua, erdhi fshehurazi, i padukshëm dhe gjakpirës. Me egërsinë e një kafshe Savane, me helmin e një gjarpëri shkretëtire, pa zhurmë si një hajdut nate.” – tregon Flavio Moro që u shtrua në spital me Covid19 por doli pa u shëruar krejtësisht dhe tani qëndroi i izoluar në karantinë në shtëpi për tri javë. “Tani kam kohë sa të duash të kujtohem për shokët që kam humbur.….” – thotë pensionisti.

Familja e Flavio Moros kaloi ditë me frikë dhe ankth, kur ai pati ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Tani Flavio është më mirë. Javën e ardhshme do të bëjë analizat, dhe deri sa të vijë ajo ditë ai jeton në distancë nga familja.

Vuhani italian

Bergamo ndodhet në zemër të Lombardisë dhe është ndër qytetet më të prekura prej krizës së madhe të Coronës. Qyteti me 120 mijë banorë shihet si një nga më të prekurit prej pandemisë Corona në Bel Paese. Në Bergamo u vunë madje në përdorim  makinat ushtarake për të transportuar arkivolët. Prandaj disa e quajnë Bergamon, Vuhanin italian. Dhe kjo do ta ndryshojë qytetin përgjithnjë.

Shumë institucione sociale u mbyllën, sikurse edhe shumë firma dhe sipërmarrje. Ndër to edhe punishtja e Ferruccio Agazzit. Disa kolegë ishin me temperaturë, por aty nuk pati ndonjë konfirmim se dikush qe infektuar me Covid 19. Ka disa ditë që punishtja e Ferruccio Agazzit si dhe mjaft ndërmarrje të tjera lejohet të fillojnë punën, dhe punonjësit të kthehen sërish ku kanë qenë.

Qeveria ka vendosur masa të forta sigurie, kuptohet, thotë Agazzi, por siç ndodh shpesh në Itali, rregullat janë të komplikuara. “Ne mundohemi të kuptojmë se cilat janë kushtet që duhen plotësuar për të filluar punën sërish. Pajisjet mbrojtëse, si maska dhe doreza nuk gjenden kurrkund. Edhe kur i gjen nuk e di a janë siç duhet apo jo. Nuk dihet nga vijnë. Sepse kanë dalë mashtrues sa të duash tani. Ka njerëz që spekulojnë me tragjedinë.” – thotë sipërmarrësi.

Frikë nga falimentimet

Shumë italianë janë të shqetësuar se si do t’i vejë puna Italisë. Corona e ka mposhtur vendin jo vetëm nga shëndeti, por edhe nga ekonomia. Ferruccio Agazzi ka ende frikë jo për veten, por për të ardhmen e sipërmarrjes së tij. Shumë ndërmarrje varen nga ndihmat e shtetit, që duhet të vijnë shpejt, sepse nëse ndihmat vijnë në korrik, atëherë shumë sipërmarrje do të kenë falimentuar.

“Unë kam shpresë tek institucionet. Por nëse kohët dhe modalitetet e burokracisë janë këto si të Italisë, atëherë nuk do të ketë asgjë që të na ndihmojë. Duhen marrë vendime krejt të tjera nga ato që jemi mësuar deri tani. Me shpresën se nuk do të ndodhin mashtrimet e zakonshme italiane, që na dëmtojnë të gjithëve.” – thotë sipërmarrësi Ferruccio Agazzi.

Por njerëzve janë duke iu shtuar shpresat. Agazzi është europian i bindur, prandaj ai mbetet optimist, se komuniteti është për të ndihmuar njëri-tjetrin, pikërisht në këto kohëra. Përndryshe BE-ja nuk do të kishte kuptim./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Falimentim

Nga e njëjta kategori

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të vdekur

më shumë...

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi thotë se kanë filluar bisedimet e reja për armëpushim në Gaza

më shumë...

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi Izraelin që të ndalojë masakrat në Gaza

më shumë...

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë në paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:14

Ndarja e plazheve në Vlorë, prioritet kanë...

6:01

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të...

5:43

“Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin...

5:20

“Vendi juaj është në BE”, Macron falenderon...

5:04

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e...

4:44

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e...

4:22

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi...

3:56

Lavrov lavdëron Trumpin: SHBA mund të ndihmojnë...

3:42

Lideri suprem i Iranit hedh poshtë komentet...

3:19

Nis numërimi i votave nga Greqia, opozita...

3:13

Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Macron: Investoni në Shqipëri!...

3:07

Sfidat e mandatit të katërt, ekspertët e...

3:07

Dhjetëra të vrarë në Gaza, Izraeli nis...

2:56

“Shqipëria i përket BE-së”, Macron: Viti 2027...

2:48

“I thashë nuses merr valixhet ik te...

2:08

“Rama nuk do ta gëzojë mandatin”, Berisha:...

1:34

Sulmet izraelite vrasin 146 palestinezë në Gaza

12:25

Alba dhe Limi “zbulojnë” sekretet, dy konkurrentët...

12:19

Kuvendi, dështim pas dështimi! Partitë në Kosovë...

12:08

Forumi ndërkombëtar ekonomik, Macron: Na duhet një...

Më të klikuarat

  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën...
  • Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin...
  • “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Fer...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services