E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, festohet Dita e Republikës

Ilustrim · Vizion Plus

Në vendin fqinj kanë nisur aktivitetet për festën e Republikës. Më 2 dhe 3 qershor të vitit 1946 u mbajt referendumi që do të vendoste për formën e qeverisjes së vendit pas rënies së fashizmit. Pas 85 vitesh mbretëri, Italia u bë Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigruan.

 

Presidenti Sergio Mattarella ka bërë hapjen zyrtare të festimeve në Altare della Patria ndërsa më tej ka vjuar edhe parada me Kostume perandorake. Tema e paradës në këtë 73 vjetor të shpalljes së Republikës Italiane ishte Përfshirja. Në fjalën e tij, presdenti Italian tha se liria dhe demokracia nuk u përket atyre që nxisin konflikte.

 

“Sot është festë e të gjithë atyre që janë në territorin tonë, është e dedikuar për emigrantët, romët, të cilët janë këtu dhe kanë të njëjtat të drejta. Nuk duhet të ketë polemika.Vetëm rruga e bashkëpunimit dhe e dialogut bën të mundur tejkalimin e konflikteve dhe promovimin e interesit të përbashkët në bashkësinë ndërkombëtare”. 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh