Subscribe

Qindra emigrantë kanë protestuar këtë të mërkurë në Itali, pas aksidentit tragjik të dy ditëve më parë, ku 16  persona humbën jetën teksa po ktheheshin nga fushat me domate, për shkak se u përplasën nga një kamion.

 

Nen thirrjet “ne nuk jemi skllevër”, punonjësit e fermave bojkotuan punën dhe marshuan në qytetin e Foggia në Italinë jugore.

 

Ata kërkojnë më shumë të drejta dhe kushte më të mira pune.

 

Protestuesit akuzuan punedhenesit e tyre si te lidhur me krimin e organizuar. Emigrantet përgjithësisht nga frika transportohen ne ferma me furgona të tejmbushur. Nje shqetësim tjetër i emigranteve është edhe mungesa e kontratave te punës.

 

Më shumë se 650,000 emigrantë, kryesisht nga Afrika kane emigruar ne Itali per një jete me te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *