Italia po mban sot zgjedhjet parlamentare për qeverinë e re që do të drejtojë vendin ndërsa sondazhet nxjerrin fitues koalicionin e djathtë.

 

Për të komentuar më shumë zhvillimet në shtetin fqinj ishte mbrëmjen e sotme nëpërmjet një lidhje Skype, Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike.

 

Në bisedë me moderatratorin Roland Zili, Shehu tha se ardhja në pushtet e të djathtës është një fitore që do të sjellë ndryshime në Itali, në Europë por edhe në Ballkanin Perëndimor.

 

“Të gjitha japin për një fitore të koaliconit të djathë dhe për një lidership të Giorgia Melonit. Është një fitore e rëndësishme që do të ndërrojë disa elementë në politikën e brendshme të Italisë por edhe influencim në Europë dhe Ballkanin Perëndimor. Të jemi realist, Italia është një vend që, histori kanë bërë qeveritë e djathta.”

 

I pyetur nga moderatori Zili për sa i përket kritikave ndaj ideologjisë fashiste të Giorgia Melonit, Shehu tha se këto janë demagogjira dhe akuza të pabazuara nga majtistët europianë.

 

“Këto janë gënjeshtra të majtistëve eurpianë që kërkojnë të godasin Melonin, sepse janë të shqetësuar nga të djathtët në europë. Janë thjesht demagogjira dhe akuza të pabazuara të majtistëve. Meloni është e djathtë konservatore, patjetër.”

 

Për sa i përket zhvillimeve të fundit dhe aktualitetit, deputeti demokrat u shpreh se ardhja në pushtet e koalicionit të djathtë do të sjellë stabilitet në Itali.

 

“Italia do të bëhet më stabël. Të jeni të bindur që qeveria e re italiane do të jetë një qeveri euroatlantike e europeiste. Mos të harrojmë se Europën e bashkuar e bëri e djathta. E tashmë po kthehet përsëri për ta nxjerrë Europën nga kriza.”

 

“Italia është shumë e interesuar për të pasur një rol më aktiv në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të përshpejtuar integrimin, për t’ju kundërvënë tendencave lindore, e për ta shtyrë në rrugën europiane.”– tha Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *