E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Dy shqiptarë lihen të plagosur në derën e spitalit, njëri në gjendje kritike për jetën

Dy shqiptarë të plagosur janë lënë para derës së spitalit “Careggi” në Firence të Italisë.

 

Reklamë

Ata janë lënë në derën e spitalit nga një makine, e cila më pas është larguar me shpejtësi.

 

Mediar italiane shkruajnë se të dy janë të moshës 35 deri në 40 vjeç, me origjinë nga Shqipëria.

 

Njëri prej tyre ndodhet në terapi intensive, në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i plagosuri tjetër ka pësuar fraktura të shumta. Mësohet se ky i fundit është i vetëdijshëm, por nuk ka pranuar të japë informacione mbi atë që ka ndodhur.

 

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë