Banoret e Corato-s, një qytezë jo e madhe në periferi të Barit në Itali kanë kryer homazhe dhe kanë vendosur lule e qirinj në vendin ku ekzekutua shqiptari Viktor ( Viktorian) Picaku.

 

I riu shqiptar u ekzekutua të mërkurën nga dy persona që lëviznin me motor ( të vetëdorëzuar me pas) në zemër të sheshit Abbazia në Corato, qyteze me rreth 48 mijë banore.

 

Kjo ngjarje e tmerrshme që i mori jetën 24 vjecarit shqiptar, ishte tepër e rëndë jo vetëm për nga mënyra sesi ndodhi por edhe për faktin se vrasja u krye në një orar ( 21 e 30) dhe në një vend teper të populluar.

 

Pas këtij krimi, qytetaret e Coratos, drejtuesit lokal dhe përfaqësuesit fetar kanë kryer homazhe në kishen e qytezës dhe kanë bërë thirrje për reflektim.

 

“Vdekja e dhunshme e një të riu, bashkëqytetar i yni dhe i ri në moshe, nga dora e disa të rinjve të tjere pjesë po e Coratos, na imponon ne si qytetar të kësaj zonë të ndalojmë, të reflektojmë dhe të reagojmë. Kjo ngjarje e rëndë duhet ta na shërbeje të kuptojme se cfarë brezash po rrisim dhe ku po shkojmë. Reagimi duhet të jetë kolektiv për të evituar në të ardhmen ngjarje të tilla makabre, u shpreh për mediat italiane Corrado de Benedittis, ish drejtues i shoqatës “Caritas” për zonën e Coratos në Bari.

 

Viktima, Viktor Picaku ndonëse 24 vjec, jetonte që i vogël në këtë zonë, ndërsa dyshohet se u ekzekutua nga dy të rinj banore të kësaj qyteze për shkak të një sherri për një vajze.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *