E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, arrihet marrëveshja për qeverinë

Pas takimit të katërt për qeverinë e re mes dy udhëheqësve Luigi Di Maio dhe Matteo Salvini, zyra e shtypit e Presidencës italiane ka njoftuar se është arritur marrëveshja

 

Programi prej 22 pikash përfshin detajet e fundit themelore të negociatave, zgjedhjen e kryeministrit i cili do të jetë një politikan dhe jo teknik, megjithatë mediat nuk kanë publikuar asnjë emër.

 

Reklamë

Sipas Corriere della Sera, udhëheqësi i 5 yjeve sugjeroi për Alessandro Di Battista, por emri i tij është kundërshtuar vazhdimisht nga Salvini.

 

Ndërkohë Presidenti Mattarella pritet të njoftojë mbajtjen e një tjetër raundi konsultimesh mes  përfaqësuesve te dy forcave politike.

 

“Ne duhet të përcaktojmë të gjitha detajet, kështu që po japim maksimumin. Së bashku me Salvinin, përsosëm detajet e fundit të kësaj qeverie”, tha Di Maio pas arritjes së marrëveshjes.

 

Tre ditë më pare, Di Maio dhe Salvini, i kishin kërkuar Presidentit italian 72 orë kohë për të gjetur konsensusin e një aleance qeverisë mes tyre.

 

Por dita vendimtare është e hëna. Pas zgjedhjeve në fillim të marsit, Italia po bën përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë