E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, arrestohen prindërit e ish-kryeministrit Renzi

TIZIANO RENZI LAURA BOVOLI MADRE DI MATTEO RENZI - RENZI DEL SETTE SALTALAMACCHIA ROMEO BOCCHINO - fotografo: IMAGOECONOMICA

Drejtësia italiane ka arrestuar  prindërit e ish kryeministrit Italian Matteo Renzi. Masa e arrestit të shtëpisë  është lëshuar nga gjykatësit e Firences nën akuzën e  mashtrimit  dhe  përdorimit të faturave për transaksionet të cilat nuk ekzistojnë me pasojë falimentimin e tre kompanive.

 

Prinderit e ish kryeministrit Matteo Renzi, Tiziano Renzi e Laura Bovoli kanë qenë administratorë të tre shoqërive.  Pas arrestimit  ka reaguar ish kryeministri italian duke thënë se ka besim të madh në drejtësinë italiane. Për arrestimin e prindërve të ish shefit të ekzekutivit ka reaguar edhe  Ministri i Brendshëm Matteo Salvini duke thënë se nuk ka  asgjë për të festuar.

 

Prindërit e ish-kryeministrit Matteo akuzohen, së bashku me një palë të tretë, e ka shkaktuar dëmtim dhe falimentim të tre kompanive. Ndërkohe përveç prindërve të renzin në hetim janë dhe pesë persona të tjerë .

Vazhdo të lexosh

Reklamë