Krerët e partive në koalicionin qeveritar në Itali ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon rezultatit që do të prodhojë referendumi për ndryshimet kushtetuese në vend. Në një intervistë për “Il Messaggero”, kreu i partisë së qendrës së djathtë, aktualisht ministër i brendshëm i qeverisë Renzi ka thënë se, pavarësisht se cili do të jetë opinioni popullor, qeveria do të vijojë të drejtojë vendin. Ky qëndrim i Alfanos pason deklaratën e kryeministrit Mateo Renzi, i cili ka thënë disa herë që do të dorëhiqet nëse paketa e tij për ndryshimet kushtetues nuk mbështetet nga italianët në vendimet e 4 dhjetorit. Reforma kushtetuese parashikon reduktimin e rolit të senatit, i cili do të shprehet vetëm për ligje të caktuara. Këto ndryshme ndërmerren për t’i dhënë fund krizave dhe stabilitetit politik në Itali.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *