E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, aeroportet në grevë

Transporti ajror ka pësuar një krizë fluturimesh si pasojë e grevës së përgjithshme që ka nisur sot në orën 10:00. Grupet sindikaliste të kontrollorëve të fluturimeve, si dhe të personelit të shërbimeve në aeroporte kanë organizuar grevën në shenjë proteste për kontratat e punës për punonjësit e sektorit ajror, si dhe investimet e parashikuara në planin industrial.

 

Mbi 700 fluturime të kompanive të ndryshme ajrore janë anuluar e mes tyre edhe ato nga Tirana në Itali, si dhe nga aeroportet italiane drejt Rinasit.

 

Reklamë

Kompania Alitalia deri më tani ka informuar anulimin e 230 fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave edhe udhëtimet e programuara sot nga Tirana në Fiumicino.

 

Greva në nivel kombëtar i aeroporteve italiane është programuar të zgjasë deri në orën 18.00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë