E mërkurë, 16 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

ISSH: Emigrantë, sigurohuni!

Në kulmin e sezonit veror ku qindra shqiptare kthehen në vendlindje, Instituti i Sigurimeve Shoqërore i bën apel emigrantëve që të kryejnë sigurimin vullnetar, me qëllim plotësimin e viteve të punës, për efekt pensioni.

 

Çdokush që është i interesuar duhet të paraqitet në zyrat rajonale të ISSH dhe sigurimi minimal nis me 5184 leke në muaj. Sipas Institutit janë të shumtë ata emigrantë që nuk kanë plotësuar minimalisht 15 vite punë që të përfitojnë  pension, i cili edhe pse minimal një ditë do të jetë i nevojshëm.

 

Por paralelisht me këtë fakt, zyrtarët e ISSH-se i kujtojnë familjeve, fëmijët e të cilëve përfitojnë pension, për ndarjen nga jeta të njërit prej prindërve që  të risjellin vërtetimin që fëmijët vijojnë studimet.

 

Ky vërtetim rifreskohet çdo vit në muajin shtator, me qëllim që ata që janë ende student të përfitojnë pension.

 

Në total janë rreth 70 mijë familje që përfitojnë këtë pension, i cili jepet deri sa fëmijët të përfundojnë ciklin shkollor.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video