Me një karrierë që i ka kaluar gjashtë dekada në auditorët e Fakultetit të Drejtësisë dhe mbi shtatë të tilla në kërkimin shkencor, Prof. Dr. Ismet Elezi feston 105-vjetorin e lindjes.
Udhëheqës akademik dhe njeri i vlerave të spikatura, ai vazhdon të qëndrojë i palëkundur në misionin e tij për të ruajtur dhe përcjellë idealet më të larta të drejtësisë shqiptare.
“Mund të bëhesh teoricien i përkryer por nëse humbet nderin ka marrë fund edhe kultura edhe të gjithë të tjerat. E vlerësoj se është primare për të gjithë shqiptarët nga veriu në jug. Ndershmëria është faktori nr 1 i luftës kundër korrupsionit, narkotikëve dhe kriminalitetit, veçanërisht korrupsionit, kjo duhet të skalitet në mendjen e juristëve që të funksionojë shteti”, u shpreh Prof.Dr Ismet Elezi.
Në ceremoninë e organizuar për nder të tij, personalitete të njohura të vendit shprehën mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm.
Ismet Elezi është autor i mbi 400 shkrimeve dhe botimeve, ndër të cilat spikasin e drejta penale, komentari i kodit penal dhe e drejta zakonore penale.
Për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në fushën pedagogjike, në formimin e shumë brezave që studiuan shkencat juridike, për aktivitetin e gjerë shkencor, profesor Elezi është nderuar me shumë tituj prestigjiozë.
/vizionplus.tv





