U bënë javë tashmë që mediat italiane shkruajnë vazhdimisht për performancën e jashtëzakonshme të Ardian Ismajlit, i cili tashmë është padiskutim një nga më të mirët e Serie A.

Edhe këtë javë Ismajli është përzgjedhur për të disatën herë si pjesë e formacionit më të mirë të javës.

Pas paraqitjes me Leçen, “WhoScored” që vlerëson me statistika lojtarët, e ka përfshirë në formacionin e javës të Seria A. Vetë Ismajli e ka shpërndarë përmes rrjeteve sociale.

7.5 është vlerësimi që ka marrë mbrojtësi i qendrës me Empolin, që barazoi 1 me 1 përballë Leçes. Në tri ndeshjet e fundit, Ismajli ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit tek Empoli.

Aktualisht futbollisti i kombëtares shqiptare ka tërhequr aps vetes dy klube të mëdha si Interi dhe Juventusi, të cilat po negociojnë për ta bërë të tyrin që në merkaton e dimrit.

Por performanca e mirë e Ismajlit ëhstë një lajm i madh edhe për Silvinjon i cili mund të qetësohet pak, pas dy lajmeve të këqia siç ishin mungesat e Gjimshitit dhe Kumbullës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *