E diel, 27 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ismailaj dëmshpërblen OSHEE-në me 9.5 mln euro

Kastriot Ismailaj do t’i japë 9.5 milion euro si dëmshpërblim OSHEE-së. Ky është vendimi që ka dhënë Gjykata e Tiranës kundrejt ish-administratorit të kompanisë “DIA” pas padise së ngritur kundër tij.

 

Sipas vendimit dhene nga kryesuesja e trupit gjykues Rezarta Balliu, Ismailaj është I detyruar ta paguajë shtetin si pasojë e mashtrimit të kryer gjatë zbatimit të kontratave për mbledhjen e debive, si dhe fitimin e munguar.

 

Biznesmeni Kastriot Ismailaj u pwrball me njw padi civile nga OSHEE-ja. Përmes saj operatori i shperndarjes kërkoi të dëmshpërblehet me rreth 8 milionë euro nga i padituri Ismailaj.

 

Ndersa pjesa tjeter e parave duhet paguar per perfaqesine e avokateve te shtetit shqiptar ne arbitrazh.

 

Për vendimin e Gjykatës ka reaguar edhe juristi i OSHEE Romeo Kara, i cili kishte bere me heret ne emer te shtetit shqiptar nje padi penale ndaj kastriot ismailaj.

 

Sipas tij, fale perpjekjeve dhe nje pune 18 mujore thellesisht profesionale u arrit  objektivi i radhes, pas atij ne arbitrazhin e Vienes.

Vazhdo të lexosh