Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 16 shtator për shqyrtimin e ankimit të biznesmenit Kastriot Ismailaj, për çështjen CEZ-DIA.
Nga hetimet e kësaj dosjeje, SPAK arrestoi dhe ish-presidentin Ilir Meta.
Ismailaj kërkon shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg të dhënë ndaj tij nga Gjykata e Tiranës në vitin 2017, për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”.
Po ashtu ai kërkon të rrëzohen edhe vendimet e Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi.
Në të njëjtin ankim, Ismailaj kërkon nga Kushtetuesja shfuqizimin e konfiskimit të afro 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro si dhe 12 milionë lekëve të sekuestruara pas nisjes së hetimit ndaj tij.
Ismailaj u shpall fajtor për përvetësimin e 5 milionë eurove gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në shtator 2023 Ismailaj përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.
/vizionplus.tv





