E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Islami del nga komisariati/ Ish-deputeti: Edi Rama më ndaloi dhe më izoloi

Ish-deputeti Kastriot Islami ka dalë nga ambientet e Komisariatit numër 2, ku u shoqërua për shkak sepse u kap duke lëvizur pa maskë tek Liqeni Artificial.

Islami “shigjeton” kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij është personi që urdhëroi ndalimin dhe shoqërimin e tij në komisariat për rreth 1 orë. Madje, ish-deputeti shtoi se efektivët kanë përdorur forcë ndaj tij.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe”, theksoi Islami.

Vazhdo të lexosh

Reklamë