Subscribe

Shteti Islamik qe mori përsipër sulmet terroriste te Brukselit duke mos e fshehur kenaqesine per to, ka uruar e njëkohësisht kërcënuar edhe ne gjuhen shqipe. Ne një faqe propaganduese ne internet te ISIS, është publikuar nje komunikate per atë qe cilësohet si sulm i bekuar kundër Belgjikës kryqtare.

“Me mirësinë e Allahut, një brigadë e sigurisë së ushtarëve të Hilafetit, Allahu i nderoftë dhe iu dhashtë fitoren, dolën dhe targetuan Belgjikën kryqtare, e cila nuk pushoi së luftuari Islamin dhe myslimanët. Allahu ndihmoi vëllezërit tanë dhe hodhi frikë e trembje në zemrat e kryqtarëve në mes të vendit të tyre. Disa nga ushtaret e hilafetit dolën duke mbajtur rripa me eksploziv ne mesin e jobesimtareve”. 

Por ISIS nuk ndalet dhe paralajmëron te tjera sulme terroriste.

“Ne i premtojmë çdo kombi kryqtar, aleat te luftës kundër shtetit islamik dite te zeza, si përgjigje ndaj agresionit te tyre dhe ajo që do t’ju arrijë do të jetë më shkatërruese dhe e hidhur me lejen e Allahut”.

Kjo komunikate është publikuar edhe ne gjuhen angleze, gjermane, frënge, ruse dhe boshnjake.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *