E martë, 6 Tetor 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

ISIS sulmon në zemër të Australise, u tentua masakra me bombola gazi/VIDEO

Grupi terrorist ISIS mori përsiper sulmin e kryer nga nje person në Melbourn ku vdiqen dy persona ( mes të cilave edhe autori) si dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

 

Reklamë

Fillimisht autori I ngjarjes së rëndë, një shtetas me origjine nga Somalia I vuri zjarrin makinës së tij në një nga rrugët e Melbournit në Australi. Pastaj me një thikë në dorë ai nisi të sulmojë kalimtarët që gjente para tij duke vrare njerin e duke plagosur rëndë 3 të tjerë.

 

Më tej është përleshur me policisë të cilët fillimisht shmangën vrasjen e tij por pastaj duke qënë se somalezi po I sulmonte, ata e plagosën.

 

 

Sulmuesi vdiq pas dërgimit në spital. Pak orë pas ngjarjes ISIS mori përsiper sulmin terrorist duke thene se autori ishte një luftëtar i Shtetit Islamik dhe realizoi objektivin duke sulmuar qytetare të vendeve që janë në koalicion kundër ISIS.

 

Ndërkohe policia australiane bëri të ditur se në makinë e djegur të sulmuesit janë gjendur bombola me gaz, cka konfirmon qëllimin e tij për të shkaktuar një masakër të vërtete në Australi.

 

Me poshte video e xhiruar nga kalimtaret gjate kohes qe somalezi perleshjej me forcat e rendit duke tentuar te qelloje edhe ata me thike.

 

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=98&v=JchGDz71X1w

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë