Shënjestra e radhës e sulmeve te Shtetit islamik është bere qyteti sirian Qamishli pranë kufirit turk, te populluar nga kurdët. Te paktën 50 te vdekur dhe mbi 170 te plagosur është bilanci i dy shpërthimeve kamikaze. Fillimisht shpërtheu nje kamion i mbushur me eksploziv dhe pas tij edhe nje motoçiklete po me tritol. Mes viktimave ka civile dhe pjesëtare te forcave te sigurisë. Ne shënjestër te sulmeve ishin nje qendër e policisë lokale dhe nje ndërtese qeveritare. Spitalet e qytetit u bene thirrje banoreve per te dhuruar gjak. Ne agjencinë e saj te lajmeve “Amaq”, ISIS njoftoi se sulmi ishte kryer nga dy militante te tij. Edhe me pare shteti islamik ka marre përsipër shpërthimet me bomba ne zonat e banuara nga kurdët ne Siri. Te mbështetur nga forcat e koalicionit, kurdët jane kundërpërgjigjur me sulme ne veri te Sirisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *