E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

ISIS shkakton masakër në Irak, 50 viktima dhe 80 të plagosur

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe mbi 80 të tjerë jane plagosur, si pasojë e sulmeve me armë dhe shpërthimit të dy kamikazëve në Irak. Mediat raportojnë se një grup personash të armatosur hynë në një restorant dhe qëlluan mbi të pranishmit. Ndërsa dy sulme të tjera kamikaze u raportuan disa orë më vonë.

 

Autoritetet bëjnë me dije se më shumë se 87 persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Mendohet se shumica e viktimave janë pelegrinë iranianë. Sulmi është marrë përsipër nga militantet e shtetit islamik.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë