Subscribe

Shteti Islamik ka publikuar nje tjetër video shkokuese, ku protagoniste jane fëmijët. 5 djem te moshës 12-13 vjeç shfaqen teksa bëhen gati te ekzekutojnë me arme disa te burgosur, luftëtare kurdë ne Siri. Besohet qe videoja te jete regjistruar ne ate qe ISIS e konsideron kryeqytet te vet, ne Raka te Sirise. Djemtë, te veshur me uniforma ushtarake mendohet te jene nga Britania, Egjipti, Turqia, Tunizia dhe Uzbeksitani. Fëmijët jane përfshire shpesh se fundi ne propagandën e militanteve te ISIS, qe i angazhojnë ne vrasje te te burgosurve. Pas informacioneve se numri i luftëtareve te tij ka pësuar renie, eshte rritur rekrutimi i fëmijëve. Fondacioni “Quilliam” raportoi kete vit se rreth 50 fëmijë britanike po sterviten per t’u shndërruar ne xhihadiste. Revista gjermane “Der Spiegel” pak kohe me pare shkruante se ne Irak dhe Siri gjenden 1500 femije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *