Subscribe

Policia londineze ka arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar në lidhje me sulmin terrorist të së premtes në një metro në Londër. Ende nuk dihet nëse i arrestuari është anëtar i shtetit islamik, pasi ISIS mori përsipër përgjegjësinë e sulmit në një metro, një ditë më parë, ku mbetën të paktën 29 udhëtarë të plagosur. Qindra efektivë policie janë vënë në kërkim të disa personave të tjerë të dyshuar se kanë lidhje me shpërthimin.

 

Ndërkohë, stacioni “Parsons Green” i metrosë së Londrës është hapur sërish në orët e para të kësaj të shtune. Nënkomisari i policisë Mark Rowley, tha se nuk ka asnjë arsye që njerëzit të ndihen të trembur, por sugjeron që udhëtarët të tregohen vigjilentë. Ai shtoi se është normale që ISIS të marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të tilla, edhe pse mund të mos ketë lidhje me personat që i kryejnë ato.

 

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e dënoi sulmin në metro, i cili, sipas saj, ka pasur qëllim të shkaktojë dëme të konsiderueshme. Pas shpërthimit qe tronditi Londrën, rreziku nga kërcënimi terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur e per këtë arsye autoritetet vendase janë gatishmëri maksimale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *