E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Bota

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit në Belgjikë

Shteti i vetëshpallur islamik, ISIS, ka marrë përgjegjësinë e sulmit që tronditi Belgjikën dy ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, ndërsa autori i masakrës u qëllua për vdekje nga policia. Grupi xhihadist njoftoi përmes një deklarate për media se autori, Benjamin Herman, ishte ushtar i tyre.

 

Dy policë humbën jetën si pasojë e përballjes me armë zjarri mes policisë dhe terroristit në qytetin belg Liezhe. Nga hetimet rezulton se autori i masakrës, kishte vrarë një person tjetër një natë para sulmit, pasi ai kishte lënë qelinë e burgut ku vuante dënimin për trafikimin e lëndëve narkotike. Autoritetet dyshojnë se ai mund të ishte radikalizuar gjatë kohës që ka qenë në burg.

 

Edhe në të kaluarën ISIS ka marrë autorësinë e disa sulmeve të përgjakshme nga të ashtuquajturit “ujqër të vetmuar”, të frymëzuar nga ISIS.

Vazhdo të lexosh

Reklamë