Nje seri sulmesh me bomba te marra përsipër nga shteti islamik kane tronditur dy qytete bregdetare ne Siri. Me shume se 100 persona kane mbetur te vrare dhe dhjetëra te tjere jane plagosur ne shtate shpërthime, kryesisht pranë bazave ushtarake ruse. Mes viktimave ka edhe gra e fëmije. Qytetet ne brigjet e Mesdheut ku kane ndodhur masakrat, shihen si bastione te qeverise siriane. Sipas raportimeve ne qytetin port Tartus behet fjale per nje kamikaz qe ka shpërthyer veten dhe per shpërthimin e nje autobombe pranë nje stacioni autobusi. Nje tjetër shpërthim ndodhi ne nje zone te banuar. Ne Tartus ka nje baze qe përdoret per shpërndarjen e pajisjeve ushtarake per kontingjentin rus qe ndodhet ne Siri. Ndërsa ne Xhableh ne shënjestër te sulmeve me 4 bomba ishte nje stacion autobusi dhe nje spital. Rusia, aleatja e presidentit Assad ka këtu nje baze ajrore, prej nga kryhen sulmet kundër Shtetit Islamik. Qe nga nisja e konfliktit ne Siri, qe ka marre jetën e mbi 250 mije personave, dy qytetet ishin zona te izoluara dhe nuk ishin përballur me ngjarje te tilla te renda.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *