Koalicioni ushtarak që po përpiqet të çlirojë Mosulin, qytetin e dytë më të madh në Irak, nga Shteti Islamik vazhdon që të shënojë progres të konsiderueshëm në fushën e betejës. Por pavarësisht këtij suksesi, që përfshin 78 fshatra të çliruar dhe më shumë se 800 luftëtarë të vrarë në javën e parë të betejës, koalicioni po përballet me një rezistencë shumë të fortë, që konsiderohet si e fundit e këtij grupi terrorist në Irak. Forcat e Shtetit Islamik janë në numër shumë më të pakte se rreth 100.000 ushtarët e koalicionit, arsye për të cilën përdorin taktika të çrregullta luftarake për të shkaktuar sa më shumë dëm tek armiku dhe për të terrorizuar civilët lokalë që vuajnë prej vitesh. Zyrtarët e koalicionit deklaruan se operacioni nga toka dhe mbështetja nga ajri do te vazhdoje deri ne largimin përfundimtar te luftëtareve te ISIS nga Mosuli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *