Subscribe

Nëse dëshironi paqe, atëherë jepini fund sulmeve mbi shtetin islamik të Sirisë dhe Irakut. Ky është paralajmërimi që militante të ISIS kanë dhënë në një tjetër videomesazh të publikuar në internet. Në këtë material dëgjohen zërat e dy militantëve që flasin frëngjisht, te cilët sipas ekspertëve besohet se janë iraken. Ata ripërsërisin në video se ISIS ka kryer sulmet në Bruksel. Me herët terroristet e shtetit islamik kërcënuan edhe shtetet e tjera, përfshi këtu Italinë e Britaninë për sulme te reja. Ndërkohë avionët luftarak rus dhe trupat e Assad kanë kryer një operacion në qytetin sirian të Palmiras, duke sjellë sprapjesn e militantëve nga ky rajon, që u pushtua në maj të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, terroristët shkatërruan dhe disa monumente historike në Palmira. Sulmet ruse pasojnë operacionin e specialeve amerikane, të cilët ekzekutuan numrin dy të ISIS, Al Kadulin dhe disa krerë të tjerë të ISIS.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *