E martë, 15 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

ISIS kërcënon Ballkanin

Shteti Islamik kërcënon serish Ballkanin. Ne një video propaganduese e postuar ne internet ne ditët e para te këtij viti, militantet paralajmërojnë sulme me eksploziv dhe helmim nga ushqimi për te gjithë kryqtarët qe sipas tyre, po poshtërojnë myslimanet.

Ne mesazhe, militantet theksojnë se nderi i tyre është ne xhihad dhe me braktisjen e tij, do te ndëshkohen nga Allahu. Thirrja qe perseritet është qe njerëzit përmes fjalës, ose forcës te dalin nga errësira ne drite. Kërcënimet e përsëritura prej shqiptarëve qe i janë bashkuar ISIS, vijnë në kohën kur Shteti Islamik ka pësuar humbje të mëdha pas bombardimeve të shumta te aleateve ne Siri dhe Irak. E duket se tashme militanteve, nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të kërkojnë të fitojnë terren në betejën virtuale.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video