E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“ISIS ka krijuar celule ekspertesh për armët kimike”

Shteti Islamik është duke krijuar një celulë të eksperteve të armeve kimike nga Siria dhe Iraku. Kjo njësi sipas shërbimeve sekrete amerikane, do të vendoset në një zonë të kontrolluar nga ISIS në Siri pranë kufirit me Irakun. Specialistët kimistë të përzgjedhur nuk kanë bashkëpunuar më parë mes tyre. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha “CNN” se në këtë zonë që konsiderohet edhe si kryeqyteti de facto i isis, mund të jenë mijëra simpatizantë të tij. Besohet se Shteti Islamik po punon për armë kimike në mënyrë që të mund të mbrojë bastionet që nuk kanë rënë në duart e forcave të koalicionit kundër ISIS.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë