Shteti Islamik vazhdon propagandën ne internet, duke postuar nje tjetër video. Ne qendër te saj jane nënte atentatorët e masakrave te nëntorit te kaluar ne Paris, qe përpara se te kryenin sulmet, kercenojne vendet e koalicionit te përfshira ne betejën kundër ISIS. Ata shfaqen duke prere kokat e pengjeve dhe duke u stërvitur me arme përpara se te veprojnë. Ne video është përfshire edhe nje kërcenim audio i Abdelhamid Abaoud, personit te konsideruar si truri i atentateve te Parisit.

“Ju na shpallet një lufte, qe e keni te humbur pa e filluar ende. Ne nuk do te ndalemi se luftuari gjate udhëtimeve tuaja turistike, gjate udhëtimeve te punës, ndërsa flini ne shtëpitë tuaja do t’ju bëjmë te shihni terror.”

Pjese e videos janë bere edhe raportimet ne media te sulmeve te Parisit, qe shkaktuan 130 viktima. Videoja mbyllet me kërcënimin e xhihadisteve ndaj Britanisë se Madhe, pas vendimit te parlamentit qe mbështeti thirrjen e kryeministrit Cameron per te kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik ne Siri.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *