Subscribe

Humbjet e mëdha te kohëve te fundit dhe dezertimi i shume luftëtareve e ka detyruar Shtetin Islamik te mbështetet tek rekrutimi i fëmijëve, qe shndërrohen ne xhihadiste. I ndodhur nen sulmet e forcave ajrore ruse dhe amerikane per gjashte muajt e fundit, ISIS eshte përpjekur te kompensoje humbjet me djem te rinj, disa prej tyre jo me te mëdhenj se 8 vjeç. Nje pjese e tyre jane rrëmbyer nga familjet e tyre. Sipas raportimeve ne media 400 fëmije jazide janë marre me force ne Irak vetem gjate muajit janar. Kete situate te vështire ku ndodhet Shteti Islamik e ka konfirmuar edhe zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit John Kirby, qe vuri ne dyshim aftësinë e drejtuesve te tij per te rekrutuar dhe komanduar luftëtaret. Kjo edhe per faktin se pagat me te cilat josheshin me pare janë përgjysmuar. Shpesh ne videot e tyre propaganduese janë shfaqur fëmije qe trajnohen ne kampe speciale qe me pas përdoren per ekzekutime. ISIS ka pësuar dëme te mëdha ne tregtinë e naftës, qe është burimi kryesor i te ardhurave. Ne sulmet e fundit ajrore janë shkatërruar qindra rafineri dhe janë goditur edhe mijëra kamionë me nafte. Presioni mbi militantet e Shtetit Islamik ne Siri e Irak ka bere qe përgjatë 15 muajve te fundit, grupi te humbase 22% te territorit qe me pare kontrollohej prej tij. Ai tani kontrollon nje pjese te vogel te territorit sirian ku mund te ku hakojnë kontrabande produkte dhe luftëtare nga Turqia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *