Te pakten 68 anëtarë të forcave kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara janë vrarë gjatë një sulmi të kryer nga militantët e Shtetit Islamik.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se rreth 100 luftëtarë të Forcave Demokratike Siriane (SDF) janë të plagosur, duke shtuar se numri i viktimave mund të rritet.

Ky grup monitorues, që ka bazën në Britani, tha po ashtu se ka mësuar që IS-i ka sulmuar me rreth 200 luftëtarë, duke rimarrë fshatin Souseh dhe Baguth që gjenden në lindje të Lumit Eurfrat.

Grupi monitorues tha se ishte në gjendje që të dokumentonte se 24 luftëtarë të IS-it po ashtu janë vrarë gjatë këtij sulmi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *