E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

ISIS ekzekuton civilet në Irak

Ndërsa forcat irakiane i jane afruar qytetit te Mosulit, ISIS është kundërpërgjigjur, duke ekzekutuar 284 civile, mes te cileve edhe fëmije gjate dy ditëve te fundit. Lajmin e kane konfirmuar per CNN burime te shërbimeve sekrete irakiane, qe theksuan se është përdorur edhe nje buldozer per te hedhur trupat ne nje varreze masive. Dyshohet se viktimat ishin pjese e grupeve qe mbaheshin nga militantet e Shtetit Islamik per t’i përdorur si mburoja njerëzore. Me herët, OKB kishte shprehur shqetësimin se kjo mund te ndodhte per t’u shpëtuar sulmeve ajrore te forcave te koalicionit, qe mbështesin ato irakiane ne betejën per Mosulin. ISIS sipas kesaj organizate ka ne duar 550 familje nga fshatrat rreth Mosulit. Ndërkaq, luftimet po vazhdojnë ne verilindje te qytetit, ku forcat kurde peshmerga po tentojnë te hyjne ne nje fshat strategjik dhe synojnë te marrin qytetin Al-Hamdaniya. Keto zhvillime ndodhen ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, mbërriti ne Bagdad ne nje vizite surprize per te pare progresin e bere deri tani.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video