Subscribe

Zjarret në Greqi vazhdojnë të shkrumbojnë qindra hektarë me pyje në ishullin turistik Zakintos.

 

Autoritetet njoftojnë se situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit.

 

Disa shtëpi turistike që ndodheshin në pjesën pyjore janë shkrumbuar, ndërsa mbi 100 banorë janë evakuuar për shkak se zjarri vazhdon t’i afrohet zonave të banuara.

 

Më shumë se 53 mjete zjarrfikëse e 150 zjarrfikës po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve. Qeveria ka aktivizuar edhe pesë avionë kanadezë dhe katër helikopterë.

 

Sipas mediave vendase, zjarret shpërthyen të shtunën pasdite dhe janë përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta gjatë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën.

 

Dëmet llogariten të shumta sidomos në masivet pyjore. Gjatë verës u prekën nga flakët mbi 15 hektarë.

 

Kjo situatë e pazakonte ka ndikuar edhe në ekonominë e ishullit. Shumë turistë janë larguar e të tjerë kanë anuluar pushimet, ose kanë ndryshuar destinacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *