Një infermiere 34-vjeçare në Lezhë humbi jetën para kohe. Aida Perdoda u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak.

 

Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë, në mesazhin ngushëllues të përcjellë në rrjetet sociale, zbuloi edhe se infermierja ishte shtatë muajshe shtatzënë.

 

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta  të laborantes nga Lezha  Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse  ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte  me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të  Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në postimin e Urdhrit të Infermierëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *