E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet i riu

Një 23 vjeçar I shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Burrelit.

 

23 vjeçari i arrestuar është me inicialet E.D. banues në Klos.

 

Reklamë

Sipas policisë, ky shtetas me datë 30.12.2018, në qytetin e Klosit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit E.H dhe më pas është larguar.

 

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 23 vjeçarin.

 

Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municonit”, ”Kanosja”, ”Prishja e qetësisë publike”, ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë