E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ishte shpallur në kërkim, kapet 29‑vjeçari në Elbasan, i dënuar me burg për vjedhje

Vijojnë kontrollet e Policisë për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e një 29-vjeçari të dënuar për vjedhje.

I arrestuari, shtetasi E. Gj., banues në Elbasan, u kap në rrugën “17 Marsi”. Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendim të datës 14.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Reklamë

Pas arrestimit, 29-vjeçari do t’u kalojë strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për vijimin e veprimeve procedurale.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë