E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ishte prekur nga COVID-19, humb jetën arkitekti shqiptar nga Kosova

Shuhet në moshën 53 vjeçare, arkitekti shqiptar nga Kosova, Bekim Dauti.

Siç transmetojnë mediat vendase, që i referohen Shoqatës së Arkitektëve të Kosovës, Dauti ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Shoqata thekson se vdekja e Bekim Dautit, është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.

“Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona.Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë