Një 50-vjeçare, e cila ushtronte profesionin e mamisë në spitalin e Elbasanit, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Lajmi u publikua nga “Urdhri i Infermierit të Shqipërisë” përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *