Edison Vyzaj nga Shkodra, 28-vjeçari që plagosi me armë zjarri Taulnd Beqirin mbrëmë në një hotel në Ksamil, rezulton të jetë një person precedente të mëparshme penale në Itali. Mësohet se Vyzaj, në moshën 19-vjeçare, ka qenë pjesë e një bande që merrej me grabitjen e vilave të ndryshme.

 

Në vitin 2012, siç shkruan “Repubblica.it”, Vyzaj përfundoi në prangat e autoriteteve italiane, dhe u dënua për grabitje.

 

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit, asokohe karabinierët gjetën sende të vjedhura dhe drogëra të ndryshme, të cilat i përdorte për të vënë në gjumë pronarët e banesave ku futej për të vjedhur.

 

Blutë e Sarandës sqaruan se plagosja e djeshme me armë zjarri ndodhi nga pakujdesia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *