Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi ka dhënë detaje mbi alarmin për bombë në Kuvendin e Kosovës, ku pas njoftimit policia urdhëroi largimin me urgjencë të deputetëve dhe stafit.
Pas kontrollit ka rezultuar se alarmi ishte i rremë. Kryeprokurori Gashi tha nga vendi i ngjarjes se kërcënimi ka rezultuar se është i rremë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Njoftimi për kërcënim me bombë ka ardhur rreth orës 10:54. Gjithë njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe Njësiti k9 dhe Njësiti për deminim, të cilët kanë bërë punën e vetë edhe ka rezultuar se është kërcënim i rremë”, u shpreh ai.
Gjithashu Zejnullahu theksoi se do të vazhdojnë me hetimet se nga ka ardhur telefonata anonime.
“Nuk ka diçka që ja vlen të ceket nga vendi i ngjarjes, hetimet për thirrjen telefonike do të vazhdojnë, ka qenë me zë mashkulli me gjuhë angleze, ne mendojmë që është nga shtet jo mike”, tha ai.