E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ishte në pozicion të pasigurt/ Fatmir Xhafaj ia del të bëhet deputet

Ndonëse ishte i 23-i në listën e PS, ish-ministri Fatmir Xhafaj ja doli të thyejë herësin.

 

Pas numërimit të 847 qendrave të votimit nga 1.243 në total, Xhafaj ka arritur të sigurojë 11.756 vota, pra ka thyer herësin prej 10 mijë votash.

 

Në këtë mënyrë, ai merr mandatin e deputetit. Mbetet të shihet vendin e kujt do të zërë ish-ministri, në listën prej 18 deputetësh që PS fitoi në Tiranë.

 

Ndër kandidatët më pak të votuar deri tani janë Fidel Ylli, me 1.117 vota dhe Ervin Bushati me 1.721 vota.

Vazhdo të lexosh