Subscribe

Ish polici, Xhelal Reçi dyshohet se është ekzekutuar për shkak të të birit, Besnikut.

Kjo është pista kryesore ku po hetohet për momentin, ndërsa po krijohen lidhjet me atentatin e dështuar për eleminimin e tij fizik të një viti më parë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ai njihej si një person tejet problematic pasi kishte krijuar konflikte me shumë persona në Laç e më gjerë. I ati, Xhalali, njihej si njeri i urtë dhe i qetë.

I biri, që prej kohës që i është bërë atentati, ka qëndruar pothuajse i fshehur dhe nuk ka lëvizur në ambinte të hapura, për shkak të frikës. I ati, si ish-polici, është munduar disa herë për të shuar problemet e të birit, ka ndërhyrë tek personat me të cilët ka pasur probleme por siç duket nuk ia ka dalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *