E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, por shiste lëndë narkotike, arrestohet 52-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe cannabis sativa, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari.

Në pranga u vu shtetasi A. Z., 52 vjeç, banues në Poliçan.

Reklamë

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën lëndë narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe 2 mjete prerëse dhe fishekë luftarak.

Ndërkaq, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë