Kronikë
Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet pa shenja jete e moshuara në Shkodër

Një 77-vjeçare është gjendur pa shenja jete në një ullishte në Shkodër.
Sipas njoftimit zyrtar, e moshuara ishte larguar nga banesa ditën e djeshme.
Reklamë
“Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe.
Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




